​Abdixhiku: Masakra e Reçakut, ndër aktet më të errëta të historisë njerëzore

Aktuale

​Abdixhiku: Masakra e Reçakut, ndër aktet më të errëta të historisë njerëzore

Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:51
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosvës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Masakra e Reçakut është një ndër aktet më të errëta të historisë njerëzore.

Abdixhiku pas homazheve që bëri tek varrezat në Reçak në 25-vjetorin e kësaj masakre, theksoi se mospendesa e Serbisë ndaj akteve tilla dëshmon jo vetëm një histori të dhimbshme të Serbisë dhe popullit të Kosovës, por edhe një të ardhme të zymtë.

Abdixhiku: Masakra e Reçakut, ndër aktet më të errëta të historisë njerëzore

"Masakra e Reçakut është një ndër aktet më të errëta të historisë njerëzore, një akt makabër ndaj popullsise cibile shqiptare në Kosovë dhe një çerek-shekull pas. Ky mëngjes i hershëm i 15 janarit mbetet në kujtimet tona, jo vetëm si dhimbje e rëndë, por edhe si pikë kthese ku aktet makabre, masakrat e Serbisë morën vëmendjen botërore...Akte të tilla, dhe për më tepër mospendesa e Serbisë ndaj akteve tilla dëshmon jo vetëm një histori të dhimbshme të Serbisë dhe popullit të Kosovës por edhe një të ardhme të zymtë", tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat