Serbia kërcënon Esat Shalën, dokumentuesin e krimeve serbe - Qeriqi ka një thirrje për organet e sigurisë

Aktuale

Serbia kërcënon Esat Shalën, dokumentuesin e krimeve serbe - Qeriqi ka një thirrje për organet e sigurisë

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:51
Esat Shala

Koleksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe, Esat Shala është kërcënuar nga Serbia. Kështu pohon kryetari i shoqatës së Invalidëve të luftës, Xhevdet Qeriqi.

Përmes një shkrimi, Qeriqi thotë se puna e tij po i pengon organeve të sigurimit serb dhe presidentit të këtij vendi. Njëherit ai thekson se “ka filluar mobilizimi për ta penguar punën e tij, duke mos përjashtuar edhe eliminimin e tij”.

Qeriqi kërkon nga organet e rendit që Esatit t’i ofrohet siguri më e madhe.

Shkrimi i plotë

Esat Shala, i cili është vëllau i Dëshmorës të kombit, Luljeta Shala, qenka kërcënuar hapur nga organet e sigurimi shtetëror të serbisë.

Esati qe disa vite është duke punuar maksimalisht për dokumentimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë periudhës të luftës të vitit 1998-99. Esati po bënë një punë vullnetare që ti publikoj të gjitha krimet, torturat dhe masakrat të cilat i ka kryer aparati shtetëror i serbisë. E kjo po shihet se është duke ju penguar organeve të sigurimit serb dhe presidentit të këtij vendi. Andaj paskan filluar që të mobilizohen për ta penguar punën e jashtzakonshme të Esatit, duke mos përjashtuar edhe eliminimin e tij. Ata paskan përgaditur edhe skica dhe lokacione ku në mesin e kësaj skice shihet edhe emri i Esatit.

Andaj ne e kemi obligim të gjithë, e në veqanti Organet e Sigurisë të Kosovës ti ofrojn njē siguri më të madhe, Esat Shalës.

Esati, ka nevoj që ta mbrojmë të gjithë, dhe ta mbështesim në rrugëtimin e tij të drejtë.

Mbështetja dhe ofrimi i sigurisë për, Esatin, është shumë e rëndësishme për ne dhe për vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat