Ish-ushtarakët e FSK-së: Blerja e raketave amerikane garanton siguri

Aktuale

Ish-ushtarakët e FSK-së: Blerja e raketave amerikane garanton siguri

Më: 13 janar 2024 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Ata që për shumë vite kanë shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës i gëzohen lajmit për blerjen e 246 raketave antitank. Sipas tyre, kjo paraqet një siguri për mbrojtjen e territorit.

Afrim Veseli, i cili për më shumë se dy dekada shërbeu në Ushtrinë e Kosovës, i është gëzuar lajmit për blerjen e raketave “Jevelin”. Veseli, tashmë kolonel në pension, tregon për përdorimin e tyre dhe teknologjinë e avancuar të ka ky sistem raketor.

"Është një sistem i avancuar, përdoret ne luftën kundër tankeve. Në praktiken e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm ky sistem. Fillimi i prodhimit të tyre ka qenë diku ne 1996, është prodhim amerikan. Përdoret nga një ushtar gjegjësisht dy. Ka një goditje jashtëzakonisht precize”, tha Afrim Veseli, kolonel në pension I FSK-së.

"Kjo paraqet një siguri për mbrojtjen e territorit. Territori i Kosovës mbrohet nga NATO dhe në forcim nga ushtria jonë dhe që të dyja bashkë kur bëhen qytetaret e Republikës së Kosove duhet të ndihen të sigurt. Territori i Kosovës është i Kosovës dhe sovraniteti i saj do të jenë të paprekshëm", shtoi ai.

Për blerjen e sistemit raketor “Javelin”, Xhavit Gashi, gjeneral ushtarak në pension, mbrëmë në RTK tha se është një lajm shumë i mirë për Kosovën, për aspektin strategjik të sigurisë vendore dhe rajonale, por edhe për NATO-n.

“Nuk është vetëm në raport me kërcënimet apo raportet armiqësore me Serbinë, por duke pasur parasysh se Kosova është një faktor i rëndësishëm në rajon, edhe armatosja apo pajisja me e Kosovës, e Forcës së Sigurisë së Kosovës me këtë sistem raketor e bënë më të fort edhe sigurinë rajonale edhe NATO-n”, tha Xhavid Gashi, gjeneral ushtarak në pension.

Departamenti Amerikan i Shtetit të enjten konfirmoi kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank. Pentagoni e quan shitje të mundshme të 246 raketave Javelin në Kosovë në vlerë prej 75 milionë dollarësh. Kjo shitje e propozuar thuhet se do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat