Njihuni me specifikat e armëve me të cilat do të patrullojnë policët e Kosovës

Aktuale

Njihuni me specifikat e armëve me të cilat do të patrullojnë policët e Kosovës

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:05
Xhelal Sveçla - Gazmend Hoxha

Zyrtarët e Policët e Kosovës nga sot do të patrullojnë anekënd vendit me pushkën sulmuese VHS-2, e cila prodhohet në Kroaci.

Por, cilat janë karakteristikat e kësaj pushke?

Kjo pushkë prodhohet nga HS Produkt, kompani kroate e prodhimit të armëve të zjarrit, e cila është eksportuesja më e madhe e armëve nga Kroacia.

Pushka sulmuese VHS është armë e kalibrit 5,56×45 mm e NATO-s, e cila u prezantua për herë të parë në vitin 2007.

Diametri i plumbit është 10 milimetra, ndërsa është efektive deri në 800 metra.

Maksimumi i shënjestrimit është 2 mijë e 100 metra.

Me një pushkë të ngjashme është e pajisur edhe policia e Shqipërisë.

Image
Grafika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat