Osmani publikon pamje nga takimi me Varadkar, i rrëfen për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Osmani publikon pamje nga takimi me Varadkar, i rrëfen për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës

Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:35
Foto gjatë takimit

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga takimi me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Kosovë.

Osmani ka thënë se kryeministrin irlandez e ka falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen e qëndrueshme të Irlandës për Kosovën.

“Kjo vizitë riafirmoi gatishmërinë e të dy vendeve tona për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dhe për të eksploruar mënyra të reja për bashkëpunim më të forte”, ka shkruar presidentja në rrjetin social “X”.

Në pamjet e publikuara shihet se presidentja i ka rrëfyer kryeministrit Varadkar edhe për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Varadkar ka arritur në Kosovë të mërkurën ku në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e ka pritur kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit është takuar me homologun e tij irlandez gjatë ditës së sotme, ku më pas kanë mbajtur edhe një konferencë për media.

Kjo është vizita e parë e Varadkar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat