Zëdhënësi i VV-së e asambleisti Azemi dalin para gjykatës për kanosjen e gjyqtarit Bajraktari e prokurorit Shefkiu

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së e asambleisti Azemi dalin para gjykatës për kanosjen e gjyqtarit Bajraktari e prokurorit Shefkiu

Më: 11 janar 2024 Në ora: 10:17
Ata po akuzohen për kanosjen e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shekfiu

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes dhe Egzon Azemi, asambleist i VV-së në Prishtinë, kanë dalur para gjykatës.

Ata po akuzohen për kanosjen e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shekfiu. Kjo ndërlidhur me lirimin e Dejan Pantiqit.

Media është duke përcjellur seancën fillestare ndaj dy zyrtarëve të VV-së.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit Manxhuka dhe Azemi më 28 dhjetor 2022 duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mosdurim ndaj të dëmtuarve Bajraktari dhe Shefkiu, të cilët në cilësi të personave zyrtarë më 28 dhjetor 2022 kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq.

“Ashtu që i pandehuri Arlind ka shpërndarë postimin me fjalët: “Ky aktgjykim është akttradhëti”, pastaj kanë vazhduar me postime tjera nxitëse “Për kë punon kjo Gjykatë!?, e të ngjashme, ndërsa i pandehuri Egzon ka postuar shkrimin me fjalët: “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pash Toptanit, ndër të tjera, Avniu tha”, ku këtij shkrimi i dyshuari i ka bashkangjitur një fotografi me përshkrimin: “Tradhtarët plumbin e kanë hak””, thuhet në aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat