Neziri: Nuk ka mundësi me punu në Evropë me vizë turistike

Aktuale

Neziri: Nuk ka mundësi me punu në Evropë me vizë turistike

Më: 11 janar 2024 Në ora: 00:06
Isak Neziri

Afaristi nga diaspora, Isak Neziri ka sqaruar se nuk ka mundësi me punuar me vizë turistike në Evropë.

Neziri ka treguar procedurat që duhet të ndjek një person që dëshiron të punësohet në shtetet e Evropës.

Por, ai ka sqaruar se me liberalizim të vizave nuk ka drejt punësimi askush.

“Nuk ka mundësi me punuar (me liberalizim te vizave). Kam dëgjuar shumë njerëz që e kanë kuptuar shumë keq duke thënë se kanë drejt punësimi, kjo nuk është e vërtet. Në Gjermani apo në Evropë kudo që të jetë kërkesa e punëtorëve, atëherë aty shkon përmes një kontrate të punës e cila nënkupton që dikush nga Kosova apo rajoni vjen për punë në Gjermani i jepet një kontratë nga ne dhe prapë ata duhet t’i drejtohen ambasadës të vendit ku pretendon të shkojë dhe të presë për vizë pune. Neve nuk na lejohet të punësojmë dikë në punë në të “zezë” dhe nuk besojë që mërgata jonë pranojnë të rrezikojnë atë që e kanë ndërtuar deri sot për interesa familjare, personale, me shkatërruar gjithë atë biznes që e kanë ngrit”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat