Ndodh edhe kjo: Qytetari tenton të shkojë në Gjermani me dhjetëra fishkë në valixhe, e kthejnë në aeroport

Aktuale

Ndodh edhe kjo: Qytetari tenton të shkojë në Gjermani me dhjetëra fishkë në valixhe, e kthejnë në aeroport

Më: 10 janar 2024 Në ora: 20:26
Aeroporti Adem Jashari

Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen. Në ditët e para të janarit, ka pasur një fluks më të madh të atyre që kanë udhëtuar, teksa qytetarët po vazhdojnë të blejnë bileta e t’i vizitojnë familjarët e tyre në diasporë. Për në Gjermani, një 29-vjeçar vendosi të niset mëngjesin e së martës, por përfundoi në stacion policor.

Qytetari u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit, zyrtarët e aeroportit i gjetën diçka të kundërligjshme.  

Sipas informacioneve të para, i dyshuari siç duket vendosi që të marrë rrugën me dhjetëra fishekë në valixhen e tij, që iu kapën në flagrancë.

Përballë kësaj situate, i riu nga Malisheva që pagoi biletën për të fluturuar nga Aeroporti i Prishtinës në atë të Dusseldorfit, përfundoi në Polici.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur një armë e gjatë me fishekë të tjera – që janë sekuestruar si prova lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për armëmbajtje pa leje dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat