Abdixhiku: Në ‘Rrugën e Re’ kemi paraparë fokus në teknologji informative e në arsim

Aktuale

Abdixhiku: Në ‘Rrugën e Re’ kemi paraparë fokus në teknologji informative e në arsim

Më: 10 janar 2024 Në ora: 19:30
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se programi “Rruga e Re”, ka paraparë fokus në teknologji informative dhe arsim.

Këtë deklaratë e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, teksa ka treguar për një vizitë që e kishe në akademinë “Jcoders”.

”U gjenda mes programerëve të rinj, fëmijëve e nxënësve me talente të jashtëzakonshme, atyre që të bëjnë të kuptosh se e ardhmja e Kosovës është thjeshtë e ndritur dhe bukur  Më prezantuan dhe punimet e tyre; Paridi për shembull na prezantoi programin e tij që çdo lëvizje trupore e përkthente në imazh simbolesh; ndërsa Rona e Driti na prezantuan webfaqet e tyre të programuara në gjuhën javascript.

Më pas na prezantoi dhe Dua, fluturaken e saj të ndërtuar në LabBox . Secili nxënës aty kishte një shkathtësi teknologjike të fituar në këtë shkollë”, ka thënë ndër tjerash Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat