“Ish-ushtari i UÇK-së u burgos në Serbi se kaloi kufirin”, flet avokati i tij

Aktuale

“Ish-ushtari i UÇK-së u burgos në Serbi se kaloi kufirin”, flet avokati i tij

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:54
Xhevdet Smakiqi

Sipas vendimit të gjykatës serbe ish-luftëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili u arrestua disa ditë më parë nga autoritetet serb në pikën kufitare të Mërdarës do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë në burgjet serbe.

Masën e paraburgimit e ka konfirmuar dhe vetë avokati i ish-luftëtarit të UÇK-së, Xhevdet Smakiqi.

I ftuar në “Good Morning Albanians” avokati Smakiqi e ka cilësuar mbajtjen në paraburgim të ish-luftëtarit të UÇK-së një rrëmbim dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

“Hasan Dakaj po shfrytëzonte të drejtën e lëvizjes së lirë të garantuar me kushtetutë të Kosovës, por edhe liberalizimin e vizave që Bashkimi Europian e futi në fuqi që nga 1 janari 2024. ai me vëllain e tij Xhaviti u nis për në Itali, ata u ndaluan nga policia serbe dhe u dërguan në qendrën e paraburgimit në Beograd.

Kjo për pikëpamjen tonë është edhe antiligjore edhe një lloj rrëmbimi, pasi Serbia tashmë që Kosova ka krijuar Gjykatën Speciale nuk ka asnjë funksion. Serbia nuk ka juridiksion mbi ushtarët e UÇK-së, kjo i takon Gjykatës së Hagës, që të merret me çdo person të UÇK-së që dyshohet të ketë kryer krime lufte”, tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat