Qeveria ndan mjete për mbulimin e shpenzimeve të disa strehimoreve deri në muajin prill

Aktuale

Qeveria ndan mjete për mbulimin e shpenzimeve të disa strehimoreve deri në muajin prill

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:15
Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 287 mijë euro për disa organizata të cilat ofrojnë shërbimet e strehimit, sociale e familjare të cilat mbulojnë shpenzimet e tyre deri në muajin prill të këtij viti.

Ministri i Financave Hekuran Murati gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se këtë vendim e morën pas kërkesës që ka bërë Ministria e Drejtësisë.

“Kemi pranuar kërkesë nga Ministria e Drejtësisë që për disa prej organizatave që ofrojnë shërbimet e strehimit dhe shërbime sociale dhe familjare të ndahen mjete shtesë në mënyrë që të mbulohet periudha së paku për secilën prej tyre deri në muajin prill, në mënyrë që të lejohet kohë e mjaftueshme për shpalljen e thirrjes publike e cila pastaj është në kuadër të financimit të rregullt përmes buxhetit për këto organizata.

Meqenëse nuk ka qenë e mundur që të zhvillohen procedurat me kohë dhe të që të mbulohen shpenzimet deri në muajin prill në mënyrë që të lejohet kohë e mjaftueshme për shpalljen e thirrjes publike e cila është në kuadër të publikimit të rregullt përmes buxhetit për këto organizata. Shuma është në vlerë prej 287 mijë euro dhe mjetet merren nga shpenzimet e paparashikuara nga kategoria e shpenzimeve rezervë…”, ka thënë Murati.

Ndryshe këto strehimore ofrojnë shërbime rezidenciale për viktimat e dhunës në familje, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe viktimat e trafikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat