Isaku thotë se njohja e pasaportave nga Spanja erdhi si rezultat i lobimit të Qeverisë

Aktuale

Isaku thotë se njohja e pasaportave nga Spanja erdhi si rezultat i lobimit të Qeverisë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 18:05
Nijazi Isaku

Deputeti i Vetëvendojses, Nijazi Isaku ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka lobuar vazhdimisht që shtetet të njohin pavarësinë e Kosovës e sipas tij si rrjedhojë ka ardhur edhe vendimi i shtetit të Spanjës për njohjen e pasaportës së Kosovës.

Madje sipas Isakut, lobimi po vazhdon edhe në vendet tjera që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Gjithsesi Qeveria ka vazhdu lobimin edhe në Spanjë por edhe për vendet tjera që se njohin pavarësinë e Kosovës. Lobimi ka vazhdu e tash si rrjedhojë është edhe ky vendim i fundit që e murr Spanja për njohjen e pasaportës së Republikës së Kosovës, e që qytetarët tanë tani e tutje mund të shkojnë edhe në Spanjë”, tha Isaku.

Tutje deputeti i VV-së lavdëroi punën e Qeverisë duke renditur disa nga të arriturat qysh në këtë fillimit.

“Poashtu në kuadër të këtij fillimviti e keni edhe për targat e RKS që po qarkullojnë nëpër Serbi për herë të par pas 15 viteve Serbia po i njeh targat e Republikës së Kosovës edhe kjo është një e  arritur po ashtu pas 24 viteve më nuk kemi targa ilegale të Republikës së Kosovës nga Serbia. Edhe kjo është një e arritur dhe një forcim i shtetit të Kosovës. Po ashtu e kemi edhe fillimin për regjistrimin e energjisë në katër komunat në veri të Kosovës, pas dy dekadave më në fund edhe në atë pjesë po fillon regjistrimi i energjisë, rrjedhimisht më vonë edhe pagesat në atë pjesë të vendit”, shtoi ai.

Ndryshe, Spanja ka qenë vendi i vetëm i Schengen zonës që ka refuzuar t’i lejojë qytetarët e Kosovës të futen në territorin e saj për shkak të mosnjohjes së pasaportës.

Derisa, e njëjta vazhdon që të mos e njoh Pavarësinë e Kosovës, bashkë me Greqinë, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Ndërkaq, liberalizimi i vizave ka ndodhur më 1 janar, ku kosovarët tashmë kanë të drejtë të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat