Bahtijarit i refuzohet kërkesa për gjykim në liri

Aktuale

Bahtijarit i refuzohet kërkesa për gjykim në liri

Më: 8 janar 2024 Në ora: 14:06
Ismet Bahtijari

Dhomat e Specializuara nuk e kanë pranuar kërkesën e Ismet Bahtijarit për t’u gjykuar në liri, pasi ai, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është akuzuar për pengim të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurës penale.

Sipas vendimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), thuhet se “Bahtijari është përgjegjës për veprat që akuzohet dhe do të vijohet mbajtja”.

Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar më shumë prova mbështetëse për të mbrojtur kërkesën e tij për lirim.

Arrestimi i Bahtijarit, së bashku me ish-pjesëtarin e UÇK-së Sabit Januzi, është bërë më 5 tetor me dyshime për pengim të administrimit të drejtësisë.

Ndërsa, më 9 tetor, ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Prokuroria pretendon se ndërmjet 5 dhe 12 prillit 2023, ata kanë ndikuar në dëshmitarin e mbrojtur “që të mos jepte deklaratë, ose të jepte deklaratë të rreme, ose ndryshe, të mos i jepte informacion të vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat