Gani Jakupi siguroi njohjen nga Spanja/ Abazi: Kjo është gënjeshtër e ministres Gërvalla

Aktuale

Gani Jakupi siguroi njohjen nga Spanja/ Abazi: Kjo është gënjeshtër e ministres Gërvalla

Nga: H.O. Më: 7 janar 2024 Në ora: 21:37
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazinë një postim në Facebook ka komentuar vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave të Kosovës.

Sipas tij, ‘humori më idiotesk’ është që Gani Jakupi ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja.

Abazi shkruan se kjo është një gënjeshtër e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, për të mbuluar atë se për çfarë është paguar Ganiu.

Postimi i plotë:

Humori më idiotesk i javës është që Ganiu ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja. Kjo gënjeshtër është aq e pa kripë sa që deklaratën e Ministrës së Punëve të Jashtme dhe Diasporë se “nuk mund të tregoj se për çfarë është paguar Ganiu” e bën vepër penale dhe keqpërdorim serioz të parasë publike. Në aspektin e moralit politik këto deklarata të zyrtarëve shtetëror për punën e Ganiut janë nënë çdo nivel të mundur. Zero llogaridhënie, mungesë serioze e demokracisë dhe kontrollit institucional!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat