“Mos m’prek mo me dorë të thashë”, sërish tollovi në Merdare - përplasje mes Policisë e një qytetari

Aktuale

“Mos m’prek mo me dorë të thashë”, sërish tollovi në Merdare - përplasje mes Policisë e një qytetari

Më: 7 janar 2024 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Mërgimtarët e shumtë të cilët erdhën në vendlindje për t’i kaluar pushimet dimërore, tashmë veçse po kthehen në vendet e Evropës. Numri i lartë i atyre që kanë udhëtuar me vetura, si çdo vit, edhe këtë vit ishte i lartë, e që rrjedhimisht janë shkaktuar kolona të gjata në pikat kufitare, deri në 8 orë pritje.

Kolonat e gjata po janë stresuese e të papërballueshme për disa nga shoferët. Pas rrahjes së para dy ditëve mes disa mërgimtarëve me Policinë e Kosovës, mbrëmë pjesëtarët e PK-së u përballen edhe me një tjetër incident në këtë pikë kufitare.

Një shtetas shqiptar i Shqipërisë ra në prangat e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se shkeli rregullat e trafikut.

Në pamjet e siguruara, shtetasi shqiptar para se të arrestohet dëgjohet duke debatuar me Policinë, teksa ndër tjera i drejtohet njërit pjesëtar duke i thënë “Mos m’prek mo me dorë të thash. Ti s’ke të drejtë me kontrollu makinën time. Kujdes dorën po të them. Kështu jeni ju”.

Në pamje gjithashtu dëgjohen edhe disa udhëtarë tjerë duke u ankuar për pritjet e gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat