Krasniqi: Kurti sa ishte në opozitë, për vite me radhë vonoi liberalizimin

Aktuale

Krasniqi: Kurti sa ishte në opozitë, për vite me radhë vonoi liberalizimin

Më: 6 janar 2024 Në ora: 22:05
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka theksuar se VV e Kurti sa ishin në opozitë, për vite me radhë vonuan liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo ka traguar se gjatë vitit të kaluar ajo kishte kërkuar nga Spanja njohjen e shtetit të Kosovës.

“Në shtator të vitit të kaluar, në një konferencë në Madrid, pata kërkuar njohjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe heqjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian, të cilat për pasojë kanë shkaktuar një humbje të konsiderueshme ekonomike të vendit, me bllokimin e projekteve në vlerë prej 295 milionë eurove, për çka është fajtore kjo Qeveri e cila asnjë të mirë nuk ia solli vendit, përderisa edhe i dëmtoi marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj tradicional”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Nuk duhet harruar se, pushteti i sotëm që ishte opozita e djeshme e vonoi për vite të tëra liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Keq shumë!Ky pushtet, nëse do t’i bëj ndonjë të mirë vendit e ka një mundësi: të mos i bëj më keq.

Lajmi i fundit mbi lejimin e hyrjes së shtetasve kosovarë në kuadër të liberalizimit të vizave, në shtetin spanjoll, shënon një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky progres nuk mund të shihet si një arritje përfundimtare në rrugën drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi që ende ka punë për t’u bërë, çka fatkeqësisht ka munguar gjatë periudhës së qeverisjes aktuale.Në shtator të vitit të kaluar, në një konferencë në Madrid, pata kërkuar njohjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe heqjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian, të cilat për pasojë kanë shkaktuar një humbje të konsiderueshme ekonomike të vendit, me bllokimin e projekteve në vlerë prej 295 milionë eurove, për çka është fajtore kjo Qeveri e cila asnjë të mirë nuk ia solli vendit, përderisa edhe i dëmtoi marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj tradicional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat