Deri në 6 orë pritje për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar

Aktuale

Deri në 6 orë pritje për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar

Më: 5 janar 2024 Në ora: 22:58
Ilustrim

Deri në 6 orë janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuarë në orën 22:24, kolona e veturave të qytetarëve që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdar është 4 mijë metra.

Kolona të gjata të veturave janë krijuar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në dy orë.

Edhe në Mutivodë dhe Muçibabë qytetarët janë duke pritur nga 1 orë për të dalë nga Kosova.

Ndërkaq në Jarinje, pritjet për të dalë nga Kosova janë 10-15 minuta.

Në pikat e tjera ka pritje 3-5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat