​Gjendja aktuale në pikat kufitare, pritjet në Merdare deri në 6 orë

Aktuale

​Gjendja aktuale në pikat kufitare, pritjet në Merdare deri në 6 orë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:04
Merdare

Edhe në orët e mbrëmjes vazhdon fluksi i udhëtarëve në disa nga pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet më të gjata në dalje janë në Merdare, ku është krijuar një kolonë katër kilometra dhe pritjet janë gjashtë orë, ndërsa në hyrje pritjet janë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Kolonë ka edhe në pikën kufitare Muçibabë- 1.5 kilometra dhe pritjet në dalje janë 90 minuta, ndërsa për të hyrë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona në gjatësi 1 kilometër dhe pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë dy orë, ndërsa për të hyrë duhet pritur 20 minuta dhe kolona është 120 metra e gjatë.

Kolonë të automjeteve ka edhe në Jarinje në dalje 100 metra, ku duhet pritur 20-25 minuta, si dhe në pikën tjetër kufitare Mutivodë - 500 metra dhe pritjet janë 90 minuta, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar të orës 20:21. Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje dhe as kolona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat