Deri në gjashtë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Aktuale

Deri në gjashtë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Më: 5 janar 2024 Në ora: 19:47
Merdare

Gjatë ditës së premte, në pikën kufitare në Merdar është duke pasur kolona të gjata.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet më dije se kolonat për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare arrijnë deri në katër kilometra, ndërsa pritja për të dalë nga Kosova është gjashtë orë.

Pritje deri në dy orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.  Ndërsa, në Mutivodë ka pritje deri në 90 minuta, kurse në vendkalimin kufitar në Muçibabë po pritet  90 minuta.

Ndërsa, sipas Qendrës së Menaxhimit Kufitar, pikat kufitare me më së shumti kolona ka në Merdar me katër kilometra e gjatë dhe te Dheu I Bardhë mbi një kilometer. Në Muçibabë kolona është afërsisht një kilometër e gjatë. Ndërsa, në Mutivodë është rreth 500 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat