AKB: Ikja e trurit nga Kosova problem kombëtar

Aktuale

AKB: Ikja e trurit nga Kosova problem kombëtar

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:13
Agim Shahini

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e ka quajtur problem kombëtar ikjen e të rinjve nga Kosova, raporton teve1.info

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i kësaj organizate, Agim Shahini ka shkruar se liberalizimi i vizave i ka sjellë avantazhe Kosovës, por sipas tij ikja e trurit të Kosovës është problem kombëtar.

“Liberalizim ka ndodhur dhe sjellë shumë avantazhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve në BE,por ikja e trurit të Kosovës është problem Kombëtar e kjo ka ndodhë dje,sot dhe nesër do të vazhdojë.

Ik profesori,inxhinieri,mjeku,infermieri,ik polici e ushtari ikë punëtori e jo punëtori.

Sipas statistikave të AKB-ës në periudhën 2020-2023 janë ikur rreth 10 mijë profesionalist.

Arsyet e largimit të trurit kosovarë janë të shumtë sepse nuk trajtohen si profesionalist,standardi jetësore, nuk merren parasysh mendimet profesionale,nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk kanë hapësirë intelektuale të ngulfatur nga presioni politik,nuk trajtohen as paguhen si truri i një institucioni por si punëtorë e shumë i injoruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat