Mustafa kundër kamerave inteligjente: Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem

Aktuale

Mustafa kundër kamerave inteligjente: Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem

Më: 5 janar 2024 Në ora: 13:47
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi ka kundërshtuar idenë e kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama për instalimin e kamerave të sigurisë në çdo cep të kryeqytetit.

Mustafa është shprehur se në vitin 2012 edhe ai bashkë me bashkëpunëtorët e tij punonin të instalonin kamerat në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe.

Tutje, ai ka treguar se ka viztuar një vend jo-evropian dhe pasi është kthyer iu ka treguar bashkëpunëtorëve se nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse nuk kanë të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Jo gjithherë pajtohem me Dardan Gashin, por sot më pëlqeu shkrimi i tij në Express për kamerat intelegjente në Prishtinë. Do të ishte mirë që udhëheqësit e Prishtinës ta lexojnë një herë, dy herë e disa herë këtë shkrim, para se ti fusin të gjithë qytetarët në kamera ose para se qytetarët si njerëz të lirë ti shndërrojnë një njerëz të dyshuar të cilët duhet vëzhguar.

Në vitin 2012 edhe unë dhe bashkëpunëtorët e mi punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe. Në ndërkohë me dy bashkëpunëtorë shkova në vizitë në një shtet jo-evropian, i cili ishte dhe është nën tensionin e rrezikut të jashtëm dhe të sigurisë. Na u demonstruan edhe vëzhgimet me kamera në një port të tyre. Për ta veprim i nevojshëm.

Por ata nuk i konsideronin problem qytetarët e tyre por agresionin nga jashtë. Mua mu duk se Prishtina nuk ka arsye për këtë. Kur u ktheva ua kumtova bashkëpunëtorëve të mi se ne nuk duhet të bëjmë këtë, sepse nuk kemi të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë… çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj. Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd! IM”
, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat