Rrahja brutale e Sanduloviqit pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon Haxhiu

Aktuale

Rrahja brutale e Sanduloviqit pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon Haxhiu

Më: 5 janar 2024 Në ora: 11:09
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot pas ditë më parë politikani opozitar serb Nikola Sanduloviq, është rrahur rëndë në Serbi.

Sabduloviq u rrah brutalisht nga BIA serbe pasi kishte publikuar një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz.

E lidhur me këtë ministrja Haxhiu thotë se Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj.

“Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat