Zeqiri: S’ka vullnet të serbëve për zgjedhje të reja në veri

Aktuale

Zeqiri: S’ka vullnet të serbëve për zgjedhje të reja në veri

Më: 4 janar 2024 Në ora: 21:40
Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin Potukut, Izmir Zeqiri, thotë se nuk ka kushte për të mbajtur zgjedhje të reja në komunat veriore.

Zeqiri deklaroi se shumica e serbëve që jetojnë në veri nuk kanë plan që të futen në zgjedhje.

“Qysh në fillim kam thënë dhe kam besuar se ky proces nuk do të ketë sukses, për shkak krejt çka po e njoh situatën për së afërmi, unë besoj që nuk ka kushte për zgjidhje. Kur të them që nuk ka kushte, po i referohem vullnetit të shumicës së serbëve se nuk kanë ndonjë dëshirë apo plan të futen në zgjidhje”, tha ai.

Sipas tij, qytetarët serbë nuk kanë vullnet për zgjedhje, por as dëshirë për ndryshim.

“Në bazë të raportit që po flasim dita ditës me në pjesë të qytetarëve serbë nuk kanë vullnet për të dalë në zgjedhje edhe si duket një pjesë e madhe momentalisht nuk po e pëlqen një ndryshim të tashëm, sepse janë irrituar edhe vetë pjesa e serbëve në ato grupe që deri më tani i kanë maltretuar vetë  qytetarët serbë. Në një formë është një pjesë e madhe e qytetarëve që nuk dëshirojnë të ketë ndryshim njëherë përnjëherë”, shtoi ai.

Ai konfirmoi që iniciuesit e kërkesës për ta larguar nga pozita janë anëtarë ose përfaqësues të Listës Serbe.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka hapur rrugë organizimit të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, pasi i ka kthyer përgjigje zyrtare kërkesës së tre kryesuesve të kuvendeve komunale për komunat përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat