“Britania, një nga kontributorët kryesorë në ruajtjen e kufirit të Kosovës”

Aktuale

“Britania, një nga kontributorët kryesorë në ruajtjen e kufirit të Kosovës”

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:57
Trupat britanik të KFOR

Politologu Armend Zejnaj është shprehur se Britania e Madhe është shumë e interesuar për situatën në Kosovë, gjë që sipas tij, e tregoi edhe sekretari i Jashtëm gjatë vizitës në Prishtinë.

Komentet Zejnaj i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha përmes forcave të saj elitare, Britania është kontributori kryesor për ruajtjen e kufirit Kosovë-Serbi.

Ai tha gjithashtu se situata në Ballkan vijon të mbetet e brishtë, por shtoi se Kosova rrezikohet më shumë nga sulme të tipit të Banjskës, sesa nga sulme të drejtpërdrejta nga Serbia.

“Rusia është jashtëzakonisht aktive, ku kemi parasysh edhe takimet e shpeshta dhe informacione maturimit përmes ambasadorit për zgjedhjet në Serbi. Britania e Madhe është një nga kontributorët kryesorë që e ruajnë kufirin me Serbinë.

Ne kërcënohemi më shumë nga sulmet e tipit të Banjskës, por jo nga një sulm klasik, sepse Serbia e di fuqinë e NATO-s dhe sado që është duke suportuar Rusia, Rusia e di deri ku mundet me shku në raport me NATO-n dhe nuk i duhet një luftë në këtë kohë. Gjithsesi situata është e brishtë. Britania e Madhe përmes sekretarit të Jashtëm i dha mesazhet e veta dhe tha që është këtu, për t’u përballur në çdo lloj situate.

Serbia gjithmonë e ka luajtur rolin me të dy anët e medaljes. Vuçiç është paraqitur gjithmonë se një shtetar që është gati për t’u afruar me BE-në, por gjithmonë në kurriz të Kosovës. BE e mban në trysni Vuçiçin, pasi është vërtetuar se zgjedhjet në Serbi janë manipuluar. BE e mban nën trysni Vuçiçin që ose të zbatojë marrëveshjet, ose do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme”, tha Zejnaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat