Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova, kolona e gjatë 2.5 km

Aktuale

Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova, kolona e gjatë 2.5 km

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:14
Kolonat

Gjendja në pikat kufitare ditën e sotme duket të jetë më e ngarkuar. Mërgimtarë e edhe qytetarë të Kosovës të cilët tani po lëvizin lirshëm pa viza, po presin mbi 3 orë në Merdare për të dalë në Kosova.

Në këtë pikë kufitare kolona është 2.5 km e gjatë.

Tek Dheu i Bardhë pritja po është gati deri në një orë e gjysmë, ku kolona është deri në 600 metra.

250 metra kolona e gjatë është në pikën kufitare në Muçibabë me pritje deri në 40 minuta, derisa në Jarinje deri në 90 minuta, me një kolonë prej 200 metrave.

Në të gjitha këto pika kufitare, pritja për hyrje në Kosovë është 3-5 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat