“Hin n’kerr jam tu t’thanë” / Pamje të reja nga përleshja mes mërgimtarëve e policisë në Merdare

Aktuale

“Hin n’kerr jam tu t’thanë” / Pamje të reja nga përleshja mes mërgimtarëve e policisë në Merdare

Më: 4 janar 2024 Në ora: 15:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamje të reja nga përleshja mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të policisë në pikën kufitare në Merdare, ku mbeten të lënduar dy zyrtarë policorë dhe u arrestuan tre persona.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se lidhur me rastin janë shoqëruar për në stacion tre të dyshuar, si dhe se kanë nisur hetime për veprën  “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar.

Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre  personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat