Osmani tregon çka diskutoi me ministrin britanik, Cameron: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, hap i domosdoshëm

Aktuale

Osmani tregon çka diskutoi me ministrin britanik, Cameron: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, hap i domosdoshëm

Më: 4 janar 2024 Në ora: 10:16 Përditësuar në ora: 11:50 më 04.01.2024
Pamje nga takimi

​Osmani pas takimit me Cameron: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, hap i domosdoshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot (e enjte) ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

E më pas, në njoftimin e presidencës u bë e ditur se në takim u diskutua për raportet e shkëlqyera Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, përkushtimin për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe situatën e sigurisë në rajon e më gjerë.

Osmani falënderoi sekretarin Cameron për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen diplomatike në procesin e integrimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Bëhet e ditur se ajo ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe, si hap i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Cameron mbrëmë ka zhvilluar takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se ka qenë një diskutim i shkëlqyer me të. Ndërsa, sot në mëngjes ka takuar ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Osmani pret në takim ministrin britanik, Cameron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Takimi i Cameron me Osmanin pason pas atij me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz.

Ministri i Jashtëm britanik, Lord David Cameron, pas takimit me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, tha se Britania e Madhe do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

Cameron theksoi po ashtu se Britania e Madhe do të ndihmojë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.

“Faleminderit për të gjitha diskutimet, ne do të vazhdojmë t’ju ndihmojë juve për njohjen nga të gjitha shtetet mosnjohëse. Ne ju mbështesim juve”, tha Cameron.

Gërvalla tha se Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm kur ka pasur qëndrim të qartë dhe kur ka vepruar me vendosmëri.

Në një konferencë për media të enjten në Prishtinë, Gërvalla ka thënë se ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova të jetë pjesë e Perëndimit.

“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat