Kurti: E njoftova Lord Cameronin për zhvillimin ekonomik, luftimin e krimit dhe korrupsionit

Aktuale

Kurti: E njoftova Lord Cameronin për zhvillimin ekonomik, luftimin e krimit dhe korrupsionit

Nga: H.O. Më: 3 janar 2024 Në ora: 23:29
Albin Kurti, David Cameron

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanez, David Cameron, ka shkruar në facebook se është kënaqësi ta nisnim vitin 2024 me Lord Cameron dhe miqtë, aleatët e partnerët tanë britanikë.

Poashtu, Kurti shkruan se e ka njoftuar Cameronin për situatën në vend, zhvillimin ekonomik, luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Postimi i plotë:

Në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit për këtë vit, Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, po qëndron në Prishtinë. E për ne, ishte kënaqësi ta nisnim vitin 2024 me Lord Cameron dhe miqtë, aleatët e partnerët tanë britanikë.

E falënderova Sekretarin Cameron për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë për Kosovën. E njoha me situatën në vend e përkushtimin tonë për zhvillim ekonomik, luftim të krimit dhe korrupsionit, ngritje të mirëqenies së qytetarëve dhe garantimit të sigurisë e paqes përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë.

Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura. Bisedat e shkëmbimet janë gjithmonë të volitshme mes nesh. Ato janë mënyrë edhe për t'u afruar më shumë me njëri-tjetrin, e folur për mundësitë e reja të bashkëpunimit tonë dypalësh. Sepse Kosova ka shumë për të treguar e për të ofruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat