Ukaj: BE po e përdorë si kartë sulmin në Banjskë për presion ndaj Serbisë

Aktuale

Ukaj: BE po e përdorë si kartë sulmin në Banjskë për presion ndaj Serbisë

Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:19
Banjskë

Bashkimi Evropian ende nuk ka vendosur ndonjë mas ndaj Serbisë, për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë në Zubin Potok, ku një rreshter i Policisë së Kosovës kishte mbetur i vrarë.

BE e ka dënuar këtë akt dhe e ka cilësuar sulm terrorist, por deri tash ende nuk ka marrë ndonjë hap konkret ndaj Serbisë.

E ky veprim sipas analistit politik  Fidan Ukaj, ka një arsye. Ai vlerëson se BE po e përdorë si kartë politike këtë rast, duke i bërë presion Serbisë të zbatojë marrëveshjet.

“Derisa nuk ka ndonjë mas ndaj Serbisë, më jep me besuar që Bashkimi Evropian po e përdorë si kartë për t’i bërë presion Serbisë për zbatim të marrëveshjes. Mbetët të shihet se a do të përdoret si kartë politike apo do të veprohet pas ati raporti që BE e ka dhe e ka lexuar dhe mendoj se ish dashtë me dal me një qëndrim”, ka thënë Ukaj.

Shteti i Kosovë ka bërë përgjegjës presidentin serb V”, ka thënë Ukaj.

Shteti i Kosovë ka bërë përgjegjës presidentin serb Vuçiq për këtë sulm, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare  të marrë masa ndaj Serbisë.

Përgjegjësin për sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, e kishte marrë Milan Radoiçiq i cili para kësaj ngjarje ishte edhe nënkryetar i Listës Serbe, parti që vepron në Kosovë e dirigjuar nga Vuçiq.

Policia e Kosovës gjatë përballjes me grupin e armatosur terrorist serb, kishte vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi dhe arrestuar tre të tjerë.

Poashtu ishte konfiskuar një sasi e madhe e armatimit, vetura të blinduara e veshje ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat