Haziri, Kurtit: S’ke merita për liberalizim – kërko falje për bllokimin 7-vjeçar

Aktuale

Haziri, Kurtit: S’ke merita për liberalizim – kërko falje për bllokimin 7-vjeçar

Më: 2 janar 2024 Në ora: 22:26
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e financiare për mosmbajtje të fjalës dhe obligimeve shtetërore, nuk ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave.

Sipas Hazirit, tash është koha që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të kërkojë falje për bllokimin 7-vjeçar dhe t’i tregojë popullit kur do të hiqen sanksionet.

“Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së”, shkroi Haziri.

Tutje, ai tha se Vjena është vendi më i mirë kur Kosova, sipas tij, me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur siç tha ai, Kurti protestonte dhe martirizonte njerëz kundër saj.

“Njiheni Evropën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën”, shkroi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat