Publicisti shqiptar me reagim të ashpër për Kurtin, Osmanin, Abdixhikun dhe PDK-në: Kjo është njollë e rëndë për Kosovën

Aktuale

Publicisti shqiptar me reagim të ashpër për Kurtin, Osmanin, Abdixhikun dhe PDK-në: Kjo është njollë e rëndë për Kosovën

Nga: N. Sh. Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:29
Milaim Nela

Publicisti nga Shqipëria, Milaim Nela ka raguar ndaj institucioneve të Kosovës, për mosreagim ndaj arrestit shtëpiak të Sali Berishës në Shqipëri.

Nela përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, thotë se ky mos reagim nga elita politike e Kosovës, është një njollë e rëndë për Kosovën dhe institucionet e saj.

Ai kritikon presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kreun e LDK-s, Lumir Abdixhikun dhe PDK-në.

Postimi i plotë:

Mos reagimi i elitës politike të Kosovës me përjashtime të vogla si Edita Tahiri apo ish Kryeministri Isa Mustafa ndaj arrestimit të paligjshëm të Dr Sali Berishës është një njollë e rëndë për Kosovën dhe institucionet e saj.

Nuk ka reaguar as kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku as edhe presidentja e Kosovës që nuk le rast pa thënë që është rugoviste.

Nuk pres nga Albin Kurti apo PDK, sepse ato kanë qenë gjithmonë jo dashamirës të Partisë Demokratike të Shqipërisë apo të Sali Berishës duke qenë se përfaqësojnë parti të majta.

Sidoqoftë ata duhet të reagonin sepse Sali Berisha ka qenë një nga kontribuesit më të zjarrtë në mbrojtje të Kosovës, pavarësisë së saj në Vitin 2008, ndërtimit të Rrugës së Kombit e sidomos së fundmi roli i tij në mbrojtje të tërësisë territoriale të Kosovës!

Heshtja e tyre tregon një servilizëm të pështirë ndaj administratës aktuale amerikane si një nga faktorët kryesorë të luftës ndaj opozitës shqiptare por sidomos ajo që është ALARMUESE është rrjeti helmues Soros që ka kapur për fyti eliten partiake politike e shtetërore të Kosovës!

Çmimi i kësaj kapjeje nga Soros do shihet shumë shpejt dhe pasojat nëse nuk reagohet do jenë katastrofike për Kosovën nëse nuk reagohet në kohë!

Shembull më të qartë se Shqipëria nuk kemi!

Shpresoj të nxirrni mësimet e duhura!

Sali Berisha do ta fitojë lirinë e tij padyshimin më të vogël dhe të kuptohemi drejt ai nuk ka nevojë për ndihmën tuaj!

Por reagimi do ishte në nderin dhe dinjitetin tuaj politik e shtetëror që duket se qartazi ju mungon.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe pluralizmi politik do të fitojnë kauzën dhe betejen e tyre por turpi juaj do ngelet!

Bashkëpunimi me qeverinë e sotme shqiptare është njëlloj si të bashkëpunoni me Vuçiqin, Bërnabiçin e Daçiqin!

Aspak ndryshe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat