Jasharaj për numrin e vogël të nxënësve: Mos të mbyllen shkollat shkel e shko

Aktuale

Jasharaj për numrin e vogël të nxënësve: Mos të mbyllen shkollat shkel e shko

Më: 2 janar 2024 Në ora: 11:19
Rrahman Jasharaj

Nga Sindikata e Arsimit nuk kanë informacione lidhur me mbylljen e shkollave këtë vit.

Kryetari Rrahman Jasharaj, ka thënë që nga greva më nuk takohen me Ministrinë e Arsimit.

“Ne nuk e kemi pasur këtë informatë, sepse që nga greva ne fatkeqësisht nuk kemi as takime edhe pse kërkojmë vazhdimisht me Nagavcin, prandaj edhe jemi mangu për këtë informatë”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai thotë edhe pse ka rënie të numrit të nxënësve, mbyllja nuk duhet të bëhet siç thotë ai “shkel e shko”.

Jasharaj thotë se problemi për numrin e vogël të nxënësve duhet të ngritët në nivel vendi, e jo individualisht.

“Ajo çka na shqetëson është që po kemi rënie koxha të madhe të numrit të nxënësve, dhe ka klasë të numrit të vogël të nxënësve, por unë konsideroj që nuk duhet të na përsëritet rasti i Kamenicës, por çështja duhet të ngritët jo komunë në komunë, individualisht, por çështja të ngritët në nivel vendi. Ka rënie të nxënësve por mbyllja nuk duhet të bëhet shkel e shko, pa iu gjet zgjedhje, çfarë do të bëjnë ata nxënës, me çka do të shkojnë ata, a kanë mjete udhëtimi, çfarë me mësimdhënësit”, ka thënë ai për Fo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat