Dhjetëra ushtarë braktisën uniformën gjatë vitit 2023

Aktuale

Dhjetëra ushtarë braktisën uniformën gjatë vitit 2023

Më: 1 janar 2024 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Forca e Sigurisë së Kosovës, është ndër institucionet më të besuara në Republikën e Kosovës dhe institucioni ndër më të respektuara nga qytetarët.

Për tu bërë pjesë e FSK-së qytetarët që pranohen duhet të kalojnë përmes një trajnimi bazik prej 9 javësh në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu”  në Ferizaj.

E këtë vit në FSK janë rekrutuar 680 ushtarë të rijnë.

Por, këtij trajnimi si duket nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë 52 nga këta që planifikonin të ishin ushtarë të republikës.

Nga këto 52 dorëheqje në përgjigje me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes kanë treguar edhe arsyet.

1 rekrut është dorëhequr për shkak të tatusë,1 nuk është paraqitur në Stërvitje të Ushtrimeve Bazike, 13 e kanë dhënë si arsye shkakun mjekësorë, 2 sepse janë  përzgjedhur për Akademi Ushtarake, 2 shkaqe disiplinore dhe 33 të tjerë janë dorëhequr “me vetë dëshirë”.

Parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor 2018, me 106 vota pro, një abstenim, nga 120 deputetë sa i ka kuvendi, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat