Rama uron Kosovën për liberalizimin e vizave

Aktuale

Rama uron Kosovën për liberalizimin e vizave

Më: 1 janar 2024 Në ora: 08:50
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.

Rama ka shkruar se ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.

Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, ka shkruar Rama në X. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat