Deputeti i PDK-së për faturat e larta të energjisë elektrike: Mashtrim i madh i kësaj qeverie

Aktuale

Deputeti i PDK-së për faturat e larta të energjisë elektrike: Mashtrim i madh i kësaj qeverie

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 19:07
Ferat Shala

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë se një gjë e tillë sa i përket faturave të larta ka qenë e pritshme.

Dhe, krejt kjo sipas tij pasi edhe vitin e kaluar edhe në mars të këtij viti ka pasur shtrenjtim të energjisë elektrike.

Sipas Shalës, rritja e çmimit e cila ka pasuar me rritje të çmimit në faturat e muajit dhjetor është barrë për ekonomitë familjare.

“Mashtrimi i madh i kësaj qeverie ka ndodhë që ka pas ndërhyrje në rregullatorë dhe politikisht kanë ndërhyrë edhe në fazën e parë ka subvencionuar që të mos vërehet çështja e ngritjes kaq e lartë e faturave. Pastaj, këtë vit nuk kemi më subvencionim të Qeverisë dhe praktikisht kemi një shkallë të lartë të rritjes së çmimit e në këtë relacion edhe të rritjes së konsumit i cili tashmë praktikisht është barrë e ekonomive familjare”, ka deklaruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat