Jakshiç: Pas formimit të qeverisë Vuçiq do të deklarojë se nuk kundërshton hyrjen e Kosovës në OKB

Aktuale

Jakshiç: Pas formimit të qeverisë Vuçiq do të deklarojë se nuk kundërshton hyrjen e Kosovës në OKB

Nga: F. B. Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:27
Boshko Jakshiç

Analisti politik Boshko Jakshiç deklaroi se perëndimi do pranojë rezultatet e zgjedhjeve sepse ruan Vuçiqin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, ndërsa zgjedhjet e Beogradit me gjasë përsëriten, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, ShBA dhe BE nuk duan të rrezikojnë pushtetin e Vuçiqit për shkak pranimit dhe zbatimit të marrëveshjes së Ohrit rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

"Shtrohet pyetja nëse politikanët perëndimor do shkojnë edhe më larg se vërejtjet me gojë rreth zgjedhjeve në Serbi që nuk ishin të rregullta, mund formohet komision ndërkombëtar për hetim, po nuk mund të ketë diçka më shumë” mendon ai.

Pa marr parasysh ndikimin e shërbimeve informative ruse rreth revolucionit të ngjyrosur në Beograd, për fatin e Vuçiçit vendos perëndimi dhe jo Moska.

"Perëndimi do të ruaj Vuçiçin për shkak të Kosovës, përkatësisht zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Vuçiç i ka dorëzuar gjithçka Prishtinës, tash mbetet vetëm që publikisht të kumtojë se nuk e kundërshton hyrjen e Kosovës në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare", tha Jakshiç.

Sipas tij, perëndimi e lejoj Vuçiçin që të flas në kundërshtim me atë që muajve të fundit u pajtua në Bruksel edhe Ohër, "por vetëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve”, tash do jetë ndryshe.

"zgjedhjet kaluan, pritet formimi i qeverisë dhe atëherë Vuçiç do kurdis orën për të zbatuar gjithçka që ka pranuar rreth Kosovës. Ai kurrë nuk ka qenë në një situatë të këtillë me kohën, prej tij pritet që të dërgoj porosi Rusisë edhe Kinës por edhe vendeve të BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën se ai nuk ka asgjë kundër hyrjes së Kosovës në OKB” tha Jakshiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat