Sondazhi që e nxori VV-në të parën, çka po paralajmëron Pozhari: Pas 1 janarit, asgjë më s’do të jetë e njëjtë në Kosovë

Aktuale

Sondazhi që e nxori VV-në të parën, çka po paralajmëron Pozhari: Pas 1 janarit, asgjë më s’do të jetë e njëjtë në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 08:53
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, ka folur për sondazhin e realizuar së fundmi nga UBO Consulting, i cili e nxori Lëvizjen Vetëvendosje të parën.

Ai ka thënë se derisa VV-ja qeveris me duar të pastra, nuk ka arsye të shqetësohet shumë, përcjell Bota sot.

“Paskan ra përtokë disa analistë anti-qeveritar pasi që i kanë pa sondazhet.

Mundi ju paska shku huq.

Përndryshe, derisa VV qeverisë me duar të pastra, nuk ka arsye të shqetësohet shumë.

Gara e partive tjera do të jetë që të hyjnë në koalicion për të bashkqeverisë. I ka lëshu marmellada, nuk kanë takat me qëndru më gjatë në opozitë”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Në një postim tjetër, ai ka paralajmëruar se pas 1 janarit, shumë gjëra do të ndryshojnë në Kosovë.

“Personalisht, nuk ju besoj sondazheve. Sidomos pas 1 janarit, asgjë më s'do të jetë e njëjtë në Kosovë. Shumë hesape do të ndryshojnë!”, ka thënë Xhevdet Pozhari.

Sipas rezultateve të sondazhit, po të mbahen zgjedhjet këtë të diele, Lëvizja Vetëvendosje do të dilte e para.

Partia që është në pushtet kryeson me 48.5%, pasuar nga PDK-ja që është listuar e dyta me 18.2 për qind, kurse e treta LDK-ja me 17. 9% dhe AAK-ja me 6.8%.

Ky sondazh ka nxitur reagimin e ashpër nga opozita, e cila e ka quajtur “të porositur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat