Zendeli: Bashkëpunimi me LVV-në nuk duhet të shihet me dyshime

Aktuale

Zendeli: Bashkëpunimi me LVV-në nuk duhet të shihet me dyshime

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 00:02
Fadil Zendeli

Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa, në Republikën e Maqedonisë Veriore, ka folur për bashkëpunimin që kanë lidhur më Lëvizjen Vetëvendosje se bashku edhe me dy partitë tjera shqiptare Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës për zgjedhjet parlamentare në këtë vend.

Ai ka thënë se bashkëpunimi me LVV-së është politik dhe se kjo pari ka shumë mbështetës që janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Zendeli tha se qëllimi është ndryshimi i gjendjes dhe se ky bashkëpunim nuk duhet parë me dyshime.

“Ka shumë aktivistë të VV-së që janë qytetarë të Republikës Maqedonisë së Veriut dhe pjesë e strukturave të VV-së dhe kishte një gatishmëri për bashkëpunim. Bashkëpunimi me ta nuk duhet të shihet me dyshime, ata janë qytetarë të RMV dhe synimi është politik, ndryshimi”, tha ai.

Maqedonia Veriore do organizoi zgjedhje parlamentare më 8 maj të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat