Një ditë me heronjtë e Banjskës – Njësia Speciale Intervenuese

Aktuale

Një ditë me heronjtë e Banjskës – Njësia Speciale Intervenuese

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 18:48
NjSI

“Akronimi i UÇK-së neve duhet të na shërbej si krenari e kombit edhe sa herë që vijë këtu dhe bëjmë ushtrimet tona sa herë e shohim atë shenjë për neve është vetëm vullnet shtesë”.

Akronimin më të lavdishëm në historinë e shqiptarëve e ka në prapavijë.

E lavdia e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shërben si motiv në çdo ditë të punës, që për ta shënon një rrezik të ri.

Janë këta pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, që shumë përfolën e mundësia për ti parë është goxha e rrallë.

Jo pse nuk duan por misionet i kanë specifike, dalin në skenë vetëm atëherë kur Republika e Kosovës është përballë ndonjë rreziku të madh.

“Krenaria brenda njësisë është shumë e lartë, këtë punë nuk e bëjmë vetëm si punë por edhe si mision”.

Dukjen nuk e kanë aq të butë, ashtu siç misionet i kanë vetëm me rrezikshmëri ekstremisht të lartë.

I tillë ishte edhe ai i 24 shtatorit, kur ndërhynë për të neutralizuar një grup terrorist në Banjskë.

Shkathtësitë e tyre bënë që të korrin një sukses të plotë, por për ti mirëmbajtur ato trajnimet i kanë të përditshme e shumë të vështira.

Të tilla janë edhe këto që i ka filmuar Televizioni Dukagjini, në poligonin e trajnimeve në Cërnushë të Mitrovicës.

Një grup terrorist supozohet të jetë pozicionuar brenda një kësaj hapësire.

Detyra e efektivëve të Njësisë Speciale Intervenuese është ta neutralizojnë në pak sekonda.

Derisa këta zyrtarë i janë afruar targetit, në malet për rreth u qëndron mbështetja.

Janë këta snajperistët që shkrepjet i kanë milimetrike.

Të tillë e kishin edhe në këtë rast, kur targeti u qëllua nga një distancë e largët.

Shkrepja e tyre 100% efikase, u hapë rrugë efektivëve të tjerë që të bëjnë ndërhyrje të nga afër.

Në pak sekonda pastojnë gjithcka që është e dyshimtë.

Ndërhyrjet jo gjithmonë i kanë ekipore, andja këta zyrtarë policorë stërviten edhe për ndërhyrje individuale.

I tillë është edhe ky rast kur ky pjesëtarë policie, identiteti i të cilit mbrohet bënë këto verpime të qitjeve individuale e qëllim ka eleminimin e një terroristi.

Misionet e kësaj njësise shpeshherë janë top-sekrete andaj edhe janë shumë të kufizuar që të tregojnë detaje të operracioneve të tyre.

“Varet nga vendit, terrenit e rastit. Të gjitha varen nga situatat. Ato ushtrimet e para kanë qenë kur jemi në objekte të brendshme, kur barikadohen terroristët, kur sulmojnë policinë prej ndërtesave ndërsa e dyta që ka qenë në terren është kur jemi në terren të hapur sikur rastet e fundit që po ndodhin në veri”

E kur efektivët hasin në pritë.

Reagimin e kanë të menjëhershëm e të përfeksionuar.

Gjuajtja nga autoblinda është kundërpërgjigjie për armikun që në këtë rast duhet të jetë me fuqi të fortë të zjarrit.

Pikërisht sic bëhët në këtë rast.

Në ditën kur rreshteri kosovar, Afrim Bunjaku u vra nga terrorist serb të organizuar ishte koha kur këta zyrtarë treguan më së miri aftësitë e tyre.

“Banjska” ishte rasti specifik për këtë njësi. Po të mos ishin trjanimet e tyre të bëra ndër vite edhe nuk mund të kishte suksesin e arrirë.

Kjo për shkak të specifikave që kjo njësi ka, paisjeve të sofistikuara dhe trajnimet e vecanta.

Detajet nga dita e 24 shtatorit nuk munguan.

“Rreth orës 4:20 njësiti jonë ka arritë në vend të ngjarjës, në vendin ku është vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku edhe aty kemi has në një rezistencë të armatosur ku jemi sulmuar nga një pritë e armatosur dhe vlen të theksohet që sulmi ka qenë me armatim të rëndë dmth me predha minahedhësës dhe me zolla mirpo me sukses e kemi evitu atë sulm, jemi tërhjek me një pikë më të lartë malore duke e përdor mburoj për vete në mënyrë që të mos kemi dëme në njerëz”.

Ndonëse arsenali i armëve dhe personave që ata u ballafaquan ishte i madh suksesi ishte maksimal i Njësisë Speciale Intervenuese.

Sukesesin nuk e patën vetëm nga distanca.

Konfrontim në Banjskë kishin edhe në afërsi me terroristët.

“Ballafaqimi me ta në distancë të aferta ka qenë gjatë ditës kur është dhënë urdhër që të futet fshati nën kontroll dhe ne kemi fillu të avancojmë në brendësi të fshatit. Aty jemi ballaaqu me grupin terrorist në distance dhe ka pasur balllafaqime të armatosura”.

Nuk dëmtuan monumente fetare, nuk lënduan civil dhe mbi të gjitha të gjithë zyrtarët u kthyer gjallë e krenar.

Njësia Speciale Intervenuese është e trajnuar e përgaditur të intervenoj në operacionet e rrëzikshmërisë së lartë apo ekstreme të njohura si operacione anti – terror.

Ata poashtu ofrojnë përgjigje urgjente ndaj kërcënimeve që rrezikojnë në masë të madhe apo kritike sigurinë e përgjithshme publike.

Ata janë nonstop në gatishmëri.

E festat i kanë të rralla.

“Ne jemi në gjendje gatishmëri 24\7 edhe për neve gati kurrë nuk ka festa. Festa jonë është puna”

Efektivët e Njësisë Speciale Intervenuese “Banjëskën” nuk e kishin suksesin e vetëm këtë vit.

Një ndër operacionet më të spikatura ishte arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it në Zvecan, Llunës dhe arrestimi i të dyshuarit tjetër të njohue si “Rusi”.

Kjo Njësi e Specializuar  është krijuar fillimisht në vitin 2007 kur njihej si Ekipi i Parë Intervenues, për të ndërruar më vonë emërtimin në Njësi Speciale Intervenuese, ndërkohë që zyrtarët e kësaj njësie janë elitar dhe numri i tyre mbetët përherë sekret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat