VV: Jemi legjislatura më e suksesshme në Kosovë/ Gati edhe për zgjedhje të parakohshme: Do ta tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit

Aktuale

VV: Jemi legjislatura më e suksesshme në Kosovë/ Gati edhe për zgjedhje të parakohshme: Do ta tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:56 Përditësuar në ora: 12:33 më 27.12.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

​LVV mburret për punën në Kuvend, shprehen të gatshëm për zgjedhje të reja

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është mburrur për numrin e madh të ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës. Sipas partisë në pushtet, kjo legjislaturë është më e suksesshmja në historinë e jetës parlamentare me 218 ligje të miratuara, ndërkaq vetëm këtë vit siç thanë ata janë miratuar 71 ligje.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në konferencë për medie të mërkurën, tha se mazhoranca ka bërë reformë përmbajtjesore në sektorin e drejtësisë, ekonomisë, energjisë dhe sistemit social, të cilat sipas saj kanë qenë pjesë e programit zgjedhor.

Kusari-Lila: Jemi legjislatura më e suksesshme në historinë parlamentare

“Deri tani, në më pak se tri vite kemi arritur me numrin e projektligjeve të miratuara në ligje dhe po ashtu reformën përmbajtjesore të jemi legjislatura më e suksesshme në historinë parlamentare të Republikën e Kosovës. Në vitin 2023, Kuvendi ka arritur t’i mbajë 52 seanca plenare, ndërsa në tërësi janë miratuar 71 ligje të cilat përkundër sfidave që është përcjellë vitit 2023 mund të themi se mund të themi se kemi hyrë në reformë përmbajtjesore në disa prej sektorëve të cilat kanë qenë pjesë e programit tonë zgjedhor”, tha Kusari-Lila.

Duke folur për rrëzimin e disa neneve të Ligjit për paga nga Gjykata Kushtetuese, Kusari-Lila tha se Kuvendi do të reflektojë në plotësim-ndryshimin e këtij ligji, sipas aktgjykimit të kushtetueses, por tha se përmes kësaj po humbet elementi që në sektorin publik të mos ketë diferencë të madhe të pagës më të ulët dhe asaj më të lartë.

Kusari-Lila: Kuvendi do të reflektojë në plotësim-ndryshimin e Ligjit për paga, sipas aktgjykimit të Kushtetueses

“Natyrisht se Kuvendi sipas aktgjykimit të plotë do të reflektojë në plotësim-ndryshimet për ligjin, por prapë po e humb elementin që në sektorin publik nuk duhet të ketë diferencë aq të madhe të pagës më të ulët dhe pagës më të lartë. Kjo ka qenë ideja, duke u prezantuar një nivel i qartë dhe transparentë për të gjithë midis pagës më të lartë dhe pagës më të ulët”, shtoi Kusari-Lila.

Në anën tjetër, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tha se janë të gatshëm për zgjedhje të reja, por nuk ka indikacione për një gjë të tillë.

Teksa përmendi një sondazh që u publiku ditëve të fundit, Rrustemi u shpreh i bindur se Vetëvendosje do të dal më mirë në zgjedhje sesa në vitin 2021.

Rrustemi: Jemi të gatshëm për zgjedhje, do të tejkalojmë rezultatin e vitit 2021

“Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me përkushtim përmbushjen e programit qeverisës, ndërkohë Kuvendi ndërmjet grupit parlamentar po përmbush funksionin që ka për të shtyrë përpara këto politika. Sondazhet kanë nxjerr natyrisht opinionin dhe vullnetin e qytetarëve në këtë periudhë për të cilën ne e vlerësojmë...Natyrisht LVV-ja është e gatshme kurdo që krijohen rrethanat për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme kanë një dimension të rrethanave kur ato mundësohen, Kushtetuta parasheh këto situata. Por unë nuk shoh indikacione për një gjë të tillë. Nëse ka ndonjë nismë nga opozita për mocion mosbesimi për qeverinë dhe ka sukses, padyshim se LVV-ja është e gatshme dhe përgatitur për të shkuar në zgjedhje...Edhe nga vlerësimi i opinionin dhe puna që po bëjmë është e dukshme se rezultati i zgjedhjeve të ardhshme do të tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021”, theksoi Rrustemi.

Krahas kësaj, ai përsëriti se Kosova është palë konstruktive në dialog dhe e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Por akuzoi këtë të fundit se nuk po dëshiron të zbatojë marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

VV e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme, Rrustemi: Do të tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media, kanë folur sot për punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2023.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se legjislatura e tanishme është ndër legjislaturat me të sukseshme që ka pasur ndonjëherë vendi.

Kusari-Lila  tha se gjatë këtij viti në Kuvendin e Kosovës janë miratuar 71 ligje. Ajo me këtë rast përmdi edhe ligjet kryesore që janë miratuar gjatë këtij viti.

 “Me kënaqësi mund të ju them se deri tani ne më pak se tri vite jemi legjislatura me e suksesshme në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 52 seanca plenare, janë miratuar 71 ligji përkundër sfidave kemi arritur që të hyjmë në reformë përmbajtjesore”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërsa deputeti i VV-së Adnan Rrustemi, ka thënë se përkundër sfidave që janë përballur, Kuvendi ka arritur që të shtyjë përpara ligja të ndryshme.

“Përkundër çdo sfide dhe vështirësive që jemi përballur edhe si vend edhe si Kuvend GP i VV-së ka arritur që të shtyjë përpara ligje të ndryshme. Ligji per Byron Shtetrore për konfiskimin e pasurisë, Ligji për Prokurorin e shteti, ligjin për Institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovës. Në sesionin vjeshtor kemi miratuar 27 ligje dhe 5 marrëveshje ndërkombëtare. Është legjislatura me e suksesshme. Janë në procedur edhe 45 ligje”, tha Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat