Ramabaja për sondazhin: Merreni me mend po të përfshihej edhe vota e mërgimtarëve

Aktuale

Ramabaja për sondazhin: Merreni me mend po të përfshihej edhe vota e mërgimtarëve

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 19:41
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i VV-së, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar nga RTV Dukagjini, ku VV-ja i rendit e para me 48.5 për qind të votave.

Sipas Ramabajës, ky sondazh “flet shumë për disponimin e qytetarëve”.

Në statusin e tij, Ramabaja ka përmendur edhe mërgimtarët.

“Ky sondazh flet shumë për disponimin e qytetarëve; ai godet keq iluzionistët që shpresonin për mundësi rikthimi të shpejtë.

Merreni me mend po të përfshihej edhe vota e mërgimtarëve tanë...” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat