Gërvalla në Selinë e Shenjtë në meshën në vigjilje të Krishtlindjes

Aktuale

Gërvalla në Selinë e Shenjtë në meshën në vigjilje të Krishtlindjes

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 23:35
Foto nga vendngjarja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Selisë së Shenjtë mori pjesë në meshën, në vigjilje të Festës së Krishtlindjes.

"Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjet nga Basilika e Shën Pjetrit në Vatikan, ku me ftesë të Selisë së Shenjtë morëm pjesë në meshën në vigjilje të Festës së Krishtlindjes.

Paqja dhe dashuria mbretërofshin në vendin tonë dhe të gjitha vatrat tona", ka shkruar ajo në "Facebook".

Kujtojmë se Vatikani është një nga shtetet që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. 

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat