Vazhdon operacioni për gjetjen e personit që ra aksidentalisht në lumin Buna, FSK publikon foto

Aktuale

Vazhdon operacioni për gjetjen e personit që ra aksidentalisht në lumin Buna, FSK publikon foto

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:30
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se po vazhdon operacioni i Kërkim-Shpëtimit në lumin Buna në Shqipëri, bashkë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë për gjetjen e një shtetasi të Kosovës, i cili ka rënë aksidentalisht në këtë lum.

Në faqen zyrtare, FSK ka publikuar fotografi nga operacioni.

“Po vazhdon operacioni i Kërkim Shpetimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetejen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në postim.

Image
Foto nga stërvitjet
Image
Foto nga stërvitjet
Image
Foto nga stërvitjet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat