Ish-deputetja thotë se rreth 15 qenë sulmuan një person në Prishtinë, ka një apel për Ramën

Aktuale

Ish-deputetja thotë se rreth 15 qenë sulmuan një person në Prishtinë, ka një apel për Ramën

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:36
Besa Ismaili

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili thotë se ishte dëshmitare sot në mëngjes, kur një tufë qensh sulmuan një person në Prishtinë.

Rasti sipas saj ka ndodhur në mëngjes në një rrugë mes QKUK-së dhe Fakultetit Teknik.

“Dëshmitarë të një sulmi të tmershëm të një tufe prej qenëve (rreth 15 sish) që rrëzuan një djalë të rritur! Ai u përplas në tokë në mes të rrugës dhe po luftonte me ta sipër i rrezikuar në asfalt nga automjetet që lëviznin!”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ajo i ka bërë thirrje kryetarit të komunës, Përparim Ramës që të veprojë.

“Perparim Rama? Veç koha në pyetje kur ky terror nga qentë ndaj qytetarëve në kryeqytet të mbaroj me fatalitet!!!”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat