“Vetting-u po vjen”

Aktuale

“Vetting-u po vjen”

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 20:00
Ehat Miftaraj

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara kushtetuese për procesin e vetingut.

Pas këtij vendimi ka reaguar Ehat Miftaraj, i cili tha se ky është një lajm mjaft i mirë për Kosovën.

“Më në fund një lajm i mirë. Vetting-u po vjen. Kërkesa dhe lobimi disavjeçar i IKD për Vetting të plotë, u përmbush pjesërisht me një Vetting të pjesshëm vetëm për pozitat menaxheriale në gjyqësor dhe sistem prokurorial”, shkroi ai në Facebook.

Miftaraj tha se tash Ministria e Drejtësisë dhe partitë politikë duhet ta bëjnë punën e tyre.

“Tash me shpresë se Ministria e Drejtësisë dhe partite politike në Kuvend sigurohen të hartohet një ligj, i cili përmbush kërkesat e amandamentit kushtetues, duke përfshirë grupet e interesit, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat