Haxhiu mirëpret vendimin e Kushtetueses për Vetingun në drejtësi

Aktuale

Haxhiu mirëpret vendimin e Kushtetueses për Vetingun në drejtësi

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 19:46
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve kushtetuese për Vetingun në drejtësi.

Ministrja tha se Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm.

“Ka shumë punë përpara. Ne jemi të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojmë secilën pengesë që do të na dalë.

Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat