Aliu nuk i bie pishman, përsëri e quan Kosovën projekt të përkohshëm

Aktuale

Aliu nuk i bie pishman, përsëri e quan Kosovën projekt të përkohshëm

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 23:01
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka ripërsëritur se Kosova është projekt i përkohshëm dhe pa identitet të plotë, sepse, sipas tij, Kosova ende është në pasiguri me vetveten me një identitet multietnik. Ai vlerëson se bashkimi i shqiptarëve në një shtet krijon stabilitet.

“Kosova është nën kërcënim të vazhdueshëm nga Serbia, dhe po të mos ishte rreziku nga Serbia, edhe nuk do ta shihja Kosovën si projekt të përkohshëm”, deklaroi Aliu.

Ai theksoi se bashkimi i shqiptarëve do të sillte stabilitet, sepse, sipas tij, Kosova nuk mund të bazohet në prezencën e KFOR-it.

“Kur flasim për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme, ne nuk mund të bazohemi në prezencën e KFOR-it sot, sepse nuk dihet si do të shkojnë punët, dhe me rrezikun nga Serbia zgjidhja më e mirë dhe me siguri për stabilitet është bashkimi”, deklaroi Aliu.

Sipas tij, derisa Serbia instrumentalizon serbët e Kosovës për qëllime të veta, atëherë shoqëria jonë nuk do të jetë multietnike, por “multietnikoserbe”.

“Synimi i Zajednicës është që brenda komunave serbe të jetë shoqëri njëetnike, pra, serbe, kurse jashtë tyre shoqëri multietnike dhe serbe”, deklaroi Aliu.

Ministri Aliu tha se shoqëri multietnike dhe Asociacion nuk mund të ketë.

Ai deklaroi se shqiptarët e kanë të drejtën që të jetojnë bashkë, dhe me këtë edhe ballafaqimi me çdo situatë përballë Serbisë do të ishte më e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat