Sulmi i armatosur në Pragë: Nuk ka viktima e as të lënduar nga Kosova

Aktuale

Sulmi i armatosur në Pragë: Nuk ka viktima e as të lënduar nga Kosova

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 21:09
Pamje nga sulmi në Pragë

15 persona raportohet deri më tani se kanë vdekur si pasojë e një sulmi të armatosur në Universitetin e Pragës.

Në mesin e viktimave është edhe autori i kësaj ngjarje të rëndë, 24-vjeçari David Kozak.

Nga sulmi i armatosur janë edhe dhjetëra persona të plagosur.

Lidhur me rastin, është deklaruar ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Ibërhysaj.

Iberhysaj tha për Klankosova.tv se nuk ka viktima e as të lënduar nga Kosova.

“Për fat të mirë nuk ka shtetas tonë në mesin e viktimave dhe as të lënduarve”, tha ajo.

Më herët, Ambasada e Kosovës në Pragë, me anë të një njoftimi i kishte ftuar shtetasit e Kosovës, që gjenden atje, që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat