​Gjendja aktuale në pikat kufitare, kolona te Dheu i Bardhë

Aktuale

​Gjendja aktuale në pikat kufitare, kolona te Dheu i Bardhë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit në Kosovë ka bërë që të krijohen edhe kolona në disa pika kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të orës 18:09, te pika kufitare Dheu i Bardhë-Gjilan është krijuar kolonë për të hyrë në vend një kilometër e gjatë dhe pritja është 100-120 minuta, ndërsa në Merdar pritjet për hyrje janë 160-180 minuta.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 20-30 minuta në hyrje, me kolonën 80 metra të gjatë.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë 80-90 minuta dhe kolona në hyrje është e gjatë 800 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat