Sirenat e alarmit në veri, policia jep detaje se çka sekuestroi

Aktuale

Sirenat e alarmit në veri, policia jep detaje se çka sekuestroi

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:54
Sirena e alarmit dhe zmadhuesit në veri të Mitrovicës janë lëshuar shumë herë nga strukturat paralele

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës ka sekuestruar një sirenë alarmi dhe gjashtë zmadhues të zërit. 

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se këto kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike” ka thënë Elshani.

Ndërkaq, sirena e alarmit dhe zmadhuesit në veri të Mitrovicës janë lëshuar shumë herë nga strukturat paralele kur nga popullata lokale kërkohej të organizoheshin për ndonjë ngjarje të rëndësishme për ta.

E, sa herë që binin sirenat në veri të Kosovës, grupe njerëzish të organizuar dilnin në rrugë, duke organizuar protesta të dhunshme e barrikada kundër institucioneve të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat